Gjini: Protesta mund të ketë, por krijimi i qeverisë nuk mund të ndalet

Nënkryetari i AAK-së që është edhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se protestat nuk mund të cenojnë rendin kushtetues. Gjini në RTV Dukagjini ka thënë se një vendim i tillë ishte i pritshëm pasi është në përputhje me Kushtetutën. “Vetëvendosje nuk e deshi mandatarin që ia ofroi Presidenti. Nuk ka pasur rrugë tjetër”, […]

Gjini në RTV Dukagjini ka thënë se një vendim i tillë ishte i pritshëm pasi është në përputhje me Kushtetutën.

“Vetëvendosje nuk e deshi mandatarin që ia ofroi Presidenti. Nuk ka pasur rrugë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ky vendim duhet të respektohet pasi është institucioni i instancës së fundit që respekton kushtetutën.

“Do ta kemi një qeveri. Nuk mund të them kohën se kur, por mund të them se njerëzit që do të jenë pjesë e asaj qeverie do të jenë në krye të detyrës”.

Gjini thotë se edhe në vendimin e vitit 2014 ka pasur reagime të shumta por thotë se në fund është pranuar.

“Ne e kemi pranuar pasi alfa e para e ndërtimit të shtetit është që të pranohen vendimet e gjykatave. Në këtë rast është në pyetje vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Nënkryetari i AAK-së thotë se partitë mund të protestojnë por sipas tij formimi i qeverisë nuk mund të ndalet.

“Demokracia në Kosovë nuk mund të ndalet. As sundimi i ligjit nuk mund të ndalet. Po ashtu edhe krijimi i qeverisë nuk mund të ndalet. E drejta e protestës askujt nuk mund t’i ndalet në Kosovë”.

Gjini thotë se protestat nuk mund ta cenojnë rendin kushtetues.

“Vendimi është marrë nga instanca e fundit kushtetuese”, tha ndër të tjera Ardian Gjini.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?