Gjini: Në Gjakovë nuk mund të hapen çerdhet nesër

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për hapjen e çerdheve, duke e quajtur nonsens. “Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër. Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens”, ka shkruar […]
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për hapjen e çerdheve, duke e quajtur nonsens.
“Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens”, ka shkruar Gjini.
Ndërkaq, MASHTI, në faqen e tyre zyrtare, ka lajmëruar që nesër, gjithsesi, do të fillojë puna e çerdheve.
Sipas njoftimit të MASHTI-t, institucionet parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave, hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura.
Shkrimi i plotë i Gjinit:
Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens.
Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen!
Nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi ipet të dielen në ora 22:00!
Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë pregatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë.












