​Shembja e shtëpisë në Prizren, pronari nuk ka pranuar të bëjë restaurimin

​Shembja e shtëpisë në Prizren, pronari nuk ka pranuar të bëjë restaurimin

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është̈ njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e cila gjendet brenda kufirit Qendrës Historike të Prizrenit, ku si pasojw dy anëtarë të familjes Kasëmllari kanë marrë lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre nga vjetërsia. Kjo qendre […]

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është̈ njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e cila gjendet brenda kufirit Qendrës Historike të Prizrenit, ku si pasojw dy anëtarë të familjes Kasëmllari kanë marrë lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre nga vjetërsia.

Kjo qendre thotë se pronari i shtëpisë ”Ruzhdi Kasemllari gjatë vitit 2018 ka parashtruar kërkesën për ndërtim të shtëpisë individuale në DUHP Prizren e cila në përputhje me Ligjin për QHP është̈ përcjellë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

“Pas shqyrtimit nga Komisioni Profesional i QRTK-së Prizren, pronarit i është rekomanduar që objekti në fjalë mund t’i nënshtrohet restaurimit-konservimit ngase ndërtesa gjendet brenda kufirit të QHP-së dhe posedon vlera arkitekturore, vlera tipologjike dhe ambientale. Duke pasur parasysh që gjendja e ndërtesës është e rënduar për shkak të mos mirëmbajtjes së rregullt nga ana e pronarit e sidomos pas rrënimit të pjesës tjetër të ndërtesës në anën lindore ku tani gjendet parkingu, muri lindor është ekspozuar me vite të tëra ndaj të reshurave atmosferike si dhe dridhjeve të shkaktuara nga parkingu gjë që ka përkeqësuar stabilitetin e objektit dhe ka përshpejtuar kolapsin e pjesshëm të murit lindor. Si rrjedhojë e kësaj QRTK e Prizrenit krahas rekomandimit për pronarin që duhet të restauroj ndërtesën e jo të rrënojë, ka kërkuar nga Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri e Komunës së Prizrenit që të ndërmerren masat për mënjanim të rrezikut. Përse pronari nuk ka pranuar të bëjë restaurimin si dhe Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri e Komunës së Prizrenit nuk ka ndërmarrë masa preventive në eliminimin e rrezikut ose bind pronarin për to nuk kemi njohuri”, thuhet në komunikatë.

Nga situata e krijuar QRTK në Prizren ka zhvilluar një takim të përbashkët me drejtoritë relevante të Komunës së Prizrenit më qëllim marrjes së masave preventive, derisa të bëhen vlerësimet e dëmeve të shkaktuara dhe hapat që duhen të ndërmerren në ditën në vijim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?