​Karantina drejt mbylljes, qytetarët që kthehen do të vetëizolohen

​Karantina drejt mbylljes, qytetarët që kthehen do të vetëizolohen

Nga Brukseli sot në Kosovë pritet të kthehen edhe 150 persona të cilët janë nga vendet e Beneluksit, ndërsa në ditët në vijim pritet që të kthehen edhe qytetarë të tjerë të Kosovës nga Gjermani e Zvicra. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj […]

Nga Brukseli sot në Kosovë pritet të kthehen edhe 150 persona të cilët janë nga vendet e Beneluksit, ndërsa në ditët në vijim pritet që të kthehen edhe qytetarë të tjerë të Kosovës nga Gjermani e Zvicra.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj i cili tha se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat e qytetarëve që duan të kthehen në Kosovë.

Mirëpo, pas paralajmërimeve se karantina në Qendrën e Studentëve do të mbyllet, disa prej këtyre 150 udhëtarëve si dhe të tjerë që paralajmërohet se do të kthehen, do të  vetëizolohen.

“Ka kërkesa të shumta prej qytetarëve të Kosovës që të kthehen në vend kërkesa po shkojnë e po rriten vazhdueshëm meqenëse kjo fazë zgjati shumë, kështu që ne jemi duke vazhduar dhe duke punuar me ambasadat e Kosovës në vazhdimësi që të kthejmë sa më shumë qytetarë që është e mundur derisa të hapen kufijtë. Gjatë ditës së sotme vjen një fluturim i veçantë nga Brukseli, kemi fluturime nga Zvicra dhe Gjermania gjatë ditëve në vazhdim, por e përgatisim edhe një fluturim prej Turqisë. Gjithashtu edhe ne e kemi njoftimin që do vjen vendimi së shpejti për heqjen e karantinës kështu që qytetarët që vijnë prej jashtë duhet të vetëizolohen për një kohë të caktuar”, tha ai.

Zogaj tha se 150 qytetarët që kthehen sot nga Brukseli varësisht nga udhëzimet mjekësore ka gjasa që disa të plotësojnë kushtet për vetëizolim, ndërsa të tjerët do karantinohen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“150 na kthehen prej Brukselit, në këtë aeroplan janë të përfshirë qytetarët që kanë qenë të shpërndarë në vendet e Beneluksit dhe këto janë shifrat që po vijnë kryesisht. Pra, janë aeroplan me nga 150 qytetarë edhe prej Zvicrës e prej Gjermanisë në ditët në vazhdim…Sipas udhëzimeve të ekipit mjekësor i cili është në Aeroportin e Prishtinës një pjesë kam përshtypjen plotësojnë kushtet për vetëizololim, ndërsa një pjesë do shkojnë në karantinë, por këtë vendim e marrin mjekët në aeroport”, theksoi Zogaj për KosovaPress.

Deri në këto momente në Kosovë me COVID19 kanë rezultuar pozitiv 1047 persona, prej tyre 794 persona janë shëruar, kurse 30 persona e kanë humbur betejën me këtë pandemi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?