E turpshme: Drejtori i IKShPK-së shkel masat dhe rekomandimet e institutit, pi kafe në restorant

E turpshme: Drejtori i IKShPK-së shkel masat dhe rekomandimet e institutit, pi kafe në restorant

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) Prof. Naser Ramadani, është parë duke pirë kafe në një restorant në hapësirën e oborrit të Qendrës Klinike Universitare, duke shkelur masat e MSH-së dhe rekomandimet e institucionit të cilin e udhëheq vet ai. Gazeta ka siguruar disa fotografi dhe video ku Ramadani shihet ulur në restorant […]

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) Prof. Naser Ramadani, është parë duke pirë kafe në një restorant në hapësirën e oborrit të Qendrës Klinike Universitare, duke shkelur masat e MSH-së dhe rekomandimet e institucionit të cilin e udhëheq vet ai.

Gazeta ka siguruar disa fotografi dhe video ku Ramadani shihet ulur në restorant pa maskë gjatë ditës së djeshme së bashku me zyrtarin tjetër të IKSHPK-së, Naim Jerliu dhe një person tjetër. Përveç tyre në të njëjtën kohë në restorantin “Beni” i cili është shumë afër ndërtesës së Institutit, janë parë ulur duke pirë kafe në terasë edhe plot qytetarë të tjerë.

Ky veprim i drejtorit të Institutit Kombëtar dhe dy zyrtarëve tjerë është në kundërshtim me rekomandimet që kanë dal deri tani nga IKSHPK, si dhe masat kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisë për bizneset e gastronomisë.

Ministria e Shëndetësisë pati mbyllur restorantet dhe kafiteritë në Kosovë pas shfaqjes së rastit të parë pozitiv me Covid-19 më datën 13 mars. Ky vendim, sikurse të gjitha kufizimet tjera të vendosura nga MSH, janë marr me rekomandim të Institutit Kombëtar.

MSH ka lejuar bizneset e gastronomisë që të shërbejnë klientët e tyre në formë ‘merre me vete’ që nga data 18 maj dhe ky vendim ende nuk ka ndryshuar. Por këtë nuk e ka respektuar vet drejtori i Institutit, Prof. Ramadani, duke u ulur në restorant së bashku me persona të tjerë.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i cili udhëhiqet nga Ramadani, ka bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e tyre për të mbajtur distancën, mbajtjen e maskave, si dhe respektimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Qytetarë, kthejlluni, ejani në vete, vëni gishtin në kokë, virusi nuk tallet”, ishin disa nga thirrjet e IKSHPK-së për qytetarët që nuk respektonin masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?