E konfirmon Reshitaj: Prokuroria do të shqyrtojë raportin e tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë

Periskopi para përfundimit të mbledhjes së Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka raportuar se lënda e tënderëve të Ministrisë së Shëndetësisë do të shqyrtohet nga Prokuroria Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj, tha se kanë marrë vendim që këtë material ta shqyrtojë Prokuroria e Shtetit. “Ne si komision ditë më parë kemi pranuar një […]
Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj, tha se kanë marrë vendim që këtë material ta shqyrtojë Prokuroria e Shtetit.
“Ne si komision ditë më parë kemi pranuar një material nga MSh dhe e kemi analizuar dhe meqë nga anëtarët e komisionit pat ankesa në lidhje me dyshime për tenderët në këtë ministri, si komision me vetëm një abstenim votuam që të bëjmë një kërkesë për shqyrtim të këtij materiali nga organet e drejtësisë nga Prokuroria e Shtetit në lidhje me dyshimet për çmimet abuzive me tender, favorizimet kompanive të caktuar në tenderët e realizuar, kontrata të reja të lidhura, konflikte të mundshme të interesit të gjitha këto procedura që janë realizuar gjatë periudhës së pandemisë nga MSh-ja”, tha Reshitaj.
Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që organet e drejtësisë të merren për dyshimet për keqpërdorime në tenderët nga Ministria e Shëndetësisë, sepse sipas saj kemi përgjegjësi edhe ligjore dhe morale ndaj qytetarëve që të kthejmë besimin në institucionet e vendit.












