Dr. Fauci: Mund të mos kemi një valë të dytë koronavirusi

Dr. Fauci: Mund të mos kemi një valë të dytë koronavirusi

Kryedoktori i Shteteve të Bashkuara për koronavirusin, insistonte sot se vala e dytë e pandemisë Covid-19 nuk është e paevitueshme, nëse njerëzit ndjekin udhëzimet e distancimit fizik. Imunologu i Shtëpisë së Bardhë Dr Anthony Fauci tha sot se strategjia aktuale e distancimit dhe e ndjekjes efektive të kontakteve, mund të parandalojë ringritjen e rasteve së […]

Kryedoktori i Shteteve të Bashkuara për koronavirusin, insistonte sot se vala e dytë e pandemisë Covid-19 nuk është e paevitueshme, nëse njerëzit ndjekin udhëzimet e distancimit fizik.

Imunologu i Shtëpisë së Bardhë Dr Anthony Fauci tha sot se strategjia aktuale e distancimit dhe e ndjekjes efektive të kontakteve, mund të parandalojë ringritjen e rasteve së cilës i tremben shumë shtete.

Dr Fauci, gjithashtu drejtor i institutit kombëtar të SHBA për alergjitë e infeksionet, tha për CNN: “Ne nuk duhet të pranojmë që vala e dytë e pandemisë është e paevitueshme. Unë do të vlerësoja që njerëzit të jenë të kujdesshëm për këtë por jo ta konsiderojnë të paevitueshme”.

Eksperti infektiv foli sot me tone të pozitive sesa muajin e kaluar, kur ai dukej se ishte i bindur për të kundërtën, duke thënë: “Është e paevitueshme që koronavirusi do të kthehet sezonin e ardhshëm. Mënyra sesi do ta trajtojmë pandeminë do të përcaktojë dhe fatin tonë”.

Ekspertët tremben se Covid-19 mund të rikthehet fuqishëm kur temperaturat të bien përsëri në vjeshtë e dimër, dhe se virusi do të tejngarkojë shërbimet shëndetësore e spitalet që përballen me sezonin e gripit të zakonshëm.

Deri tani Dr Fauci ishte përpjekur të zbuste deklaratat optimiste të Presidentit Trump por sot ai pranoi edhe vetë se sistemet e gjurmimit të rasteve dhe të izolimit të njerëzve mund të parandalojnë rikthimin.

“Nëse ne vëmë në zbatim rregullat që kemi krijuar deri tani mund të parandalojmë valën e dytë për të cilën po flasim, nëse i zbatojmë ato korrektësisht, tha ai/Top Channel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?