Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit nuk do t’i prishte punë votimit të Qeverisë së re

Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit nuk do t’i prishte punë votimit të Qeverisë së re

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve, pasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të hyjë në rend dite emërimi i kryetarit të ri nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje. […]

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve, pasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të hyjë në rend dite emërimi i kryetarit të ri nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu thotë për KosovaPress njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi. Derisa u shpreh se çfarëdo pengesa që do të bënte kryeparlamentarja Osmani do të ishin veprime antikushtetuese.

“Zonja Osmani si kryetare e Kuvendit ka për obligim që të mundësojë realizimin e seancës në të cilën do të bëhet zgjedhja e qeverisë. Për shkak se është detyrim i saj kushtetues…nëse ajo do të zgjedh të jap dorëheqje prej postit të kryetares së kuvendit është çështje e saj. Pastaj i takon LVV-së që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit. Mirëpo rregullorja e punës së Kuvendit parasheh se në rast të mungesës së kryetarit të Kuvendit një prej nënkryetarëve do të zëvendësojë atë deri në zgjedhje të kryetarit të ri”, thotë ai.

Krasniqi thotë se mbajtja e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, mund të mbahet atëherë kur del publikimi i plotë i aktgjykimit të Kushtetueses dhe publikohet në gazetën zyrtare.

“Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të gjitha aktgjykimet, vendimet e Gjykatës duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe hynë në fuqi nga ai moment…në interpretimin tim duhet të pritet publikimi i plotë i aktgjykimit dhe publikimi i saj në Gazetën Zyrtare në mënyrë që pastaj dekreti i presidentit të hyjë në fuqi dhe të votohet qeveria e re në kuvend”, u shpreh Krasniqi.

Në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi thotë se ai ka qenë i mirëpritur dhe profesional. Sipas tij, Kushtetuesja vetëm e ka bërë interpretimin e Kushtetutës dhe nuk ka vendosur norma të reja kushtetuese.

“Gjykata ka bërë vetëm interpretimin e Kushtetutës. Është bazuar në normat e saj, frymën e Kushtetutës dhe praktikën kushtetuese të gjykatës në rastet që i gjykuar më herët. Në bazë të këtyre ka ardhur në ato përfundime që i pamë mbrëmë. Kështu që nuk ka të bëjë në asnjë moment me plotësim të Kushtetutës, apo gjykata ka marrë rolin e deputetëve dhe ka amendamentu atë”, thotë ai.

Në orët e mbrëmjes së djeshme Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të dekretit për kryeministër të presidentit, Hashim Thaçit. Këtë shefi i ekzekutivit në detyrë, Albin Kurti e konsideroi të premten si të papranueshëm

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?