Distanca bëhet lëmsh: Kurti del dhe i përshëndetë protestuesit pro-qeveritar (Foto)

Ka përfunduar ajo që quhet ‘provë për protestë’ e Lëvizjes Vetëvendosje në përkrahje të qeverisë që udhëheq vet. Protestuesit kanë thirrur ‘duam zgjedhje’ dhe ‘hajnat në burg’. Në fund të protestës, kryetari i partisë VV dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshëndetur protestuesit nga objekti i Qeverisë, shkruan Periskopi. Në momentin kur Kurti doli […]
Ka përfunduar ajo që quhet ‘provë për protestë’ e Lëvizjes Vetëvendosje në përkrahje të qeverisë që udhëheq vet.
Protestuesit kanë thirrur ‘duam zgjedhje’ dhe ‘hajnat në burg’.
Në fund të protestës, kryetari i partisë VV dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshëndetur protestuesit nga objekti i Qeverisë, shkruan Periskopi.
Në momentin kur Kurti doli për t’i përshëndetur përkrahësit pro-qeveritar, masa doli nga pikat e kuqe, të shenjuara për të mos shkelur rregullat në kohën kur po vendi dhe bota po lufton me koronavirusin.
Edhe në fillim të protestës, është shkelur rregulla e distancës sociale, si një nga masat kryesore të parandalimit të koronavirusit.














