Deputetja e VV-së tregon se çfarë veprimesh do të ndërmarrin pas vendimit të Kushtetueses

Deputetja e VV-së tregon se çfarë veprimesh do të ndërmarrin pas vendimit të Kushtetueses

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci është deklaruar për medie pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatimin për kryeministër të Avdullah Hotit për formimin e Qeverisë së re. Nagavci ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i kësaj Gjykate është politik. “Siç e kemi përcjell të gjithë në orët e vona Kushtetuesja […]

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci është deklaruar për medie pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatimin për kryeministër të Avdullah Hotit për formimin e Qeverisë së re.

Nagavci ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i kësaj Gjykate është politik.

“Siç e kemi përcjell të gjithë në orët e vona Kushtetuesja ka nxjerr vendim. Ky vendim ngjan në një vendim politik dhe pas shkeljes së Kushtetueses nga presidenti”, ja thënë ajo.

Deputetja e VV-së ka theksuar se vendim është i papranueshëm, duke shtuar se vendimin do ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.

“Për VV është një vendim i papranueshëm që e rrëzon Kushtetutën si aktin më të lartë juridik, dhe e humb tërësisht kuptimin e zgjedhjeve të lira. Është një vendim i papranueshëm në aspektin politik dhe në aspektin e aktit më të lartë juridik”.

Lidhur me hapat që do të ndërmarr VV-ja në ditët në vijim, pas këtij vendimi Nagavci ka thënë se mbetet të shihet, por që do të jenë demokratike.

“Për veprimet tona do të njoftoheni në ditët në vijim. Qytetarët janë të pakënaqur dhe janë shprehur pro zgjedhjeve të lira. Pas test-pritestës tani mbetet të shihet se cilat do të jenë mjetet juridike dhe politike që të jemi pranë qytetarëve që tregojnë dëshirë për zgjedhje të lira”, ka thënë ajo.

“Do ta dërgojmë këtë çështje edhe në Komisionin e Venecias”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?