Behramaj e quan Chuck Norris dhe ia numëron Kurtit disa anomali politike

Behramaj e quan Chuck Norris dhe ia numëron Kurtit disa anomali politike

Këshilltari politik i Thaçit, Adil Behramaj, ka ironizuar me Albin Kurtin, duke e krahasuar me aktorin Chuck Norris, me të cilin tallen shumë nëpër botë, pasi që shfaqet si personazh që mund t’i bëjë të gjitha vetë. Behramaj ka thënë se Kurti është multiplikator që shumëzohet me gjithçka. Me të si kryeministër, sipas tij, Kosovës […]

Këshilltari politik i Thaçit, Adil Behramaj, ka ironizuar me Albin Kurtin, duke e krahasuar me aktorin Chuck Norris, me të cilin tallen shumë nëpër botë, pasi që shfaqet si personazh që mund t’i bëjë të gjitha vetë.

Behramaj ka thënë se Kurti është multiplikator që shumëzohet me gjithçka. Me të si kryeministër, sipas tij, Kosovës nuk i duhen as institucionet e pavarura dhe as rendi kushtetues, pasi që ai është zëvendësues për çdo gjë.

Me vetëm 26 për qind, Behramaj ka thënë se Kurti nuk ka nevojë as për partner qeverisës, pasi që, sipas tij, ndonëse Kurti nuk qeveriset dot nga askush, i vetëm mund t’i qeverisë.

Behramaj ka shkruar edhe për përzierjen e Kurtit në kompetencat e Kuvendit, Presidentit, Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se fatkeqësisht demokracia jonë e brishtë duhet t’i durojë edhe këto anomali politike.

“Patën kaluar në monotoni duke u pështjellë në kompetencat e Kuvendit dhe Presidentit. Ky muaj iu shkoi duke u pështjellë në ato të Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjykatës Kushtetuese iu drejtuan me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për mandatar. Por, tërë muaji iu shkoi duke e vlerësuar atë vetë me radhë. Asaj nuk reshtën së treguari se çfarë të vlerësojë dhe të vendosë. I mbajtën edhe ligjërata për kushtetutshmërinë dhe normat kushtetuese. Ia interpretuan edhe vendimin meritor dhe kushtetues. I treguan edhe çfarë pranojnë dhe çfarë jo. E kërcënuan në mënyra tejet inovative, duke ia deleguar edhe kërcënimet që vetë i gatuan. Gjykatësit i shënjestëruan për t’iu bërë presion, ashtu sikur në muajin mars i shënjestëruan deputetët për të mos i rrëzuar, duke ua publikuar edhe numrat e telefonit. Mbi të gjitha, treguan që e drejtë është vetëm ajo që ata duan, sepse vetëm atë e pranojnë!

Edhe ditën e zgjedhjeve e kanë caktuar. Plus video zgjedhore sesi duhet të votohet në kohë pandemie kanë lansuar.

Të gjitha këto i kishin performancë politike. Por, nesër po ia shtojnë edhe një si protestë, për të cilën ndryshuan edhe kufizimin e lëvizjeve.

Pra, Albin Kurti është multiplikator që shumëzohet me gjithçka. Me të si kryeministër, Kosovës nuk i duhen as institucionet e pavarura dhe as rendi kushtetues. Ai është zëvendësues për çdo gjë. Nuk ka nevojë më as për Kuvendin që të hartohen dhe miratohen ligje. Dhe, as për Presidentin, sepse Albini është vetë edhe uniteti. Me vetëm 26 për qind, ai nuk ka nevojë as për partner qeverisës. Ai nuk qeveriset dot nga askush, por i vetëm mund t’i qeverisë të gjithë!

Është Chuck Norris i vendit tonë dhe demokracia jonë e brishtë, fatkeqësisht duhet t’i durojë edhe këto anomali politike!”, ka shkruar Behramaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?