Avokati i VV’së i quan gjyqtarët e Kushtetueses kriminelë, bën thirrje edhe për protesta

Tomë Gashi, avokati që mbron në disa lëndë Lëvizjen Vetëvendosje dhe përkrah hapur liderin e kësaj partie, Albin Kurti, e ka bërë një reagim të ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese. Avokati Gashi e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, por duke mos përmendur emra.. Gashi ka thënë se Aktgjykimi nuk […]
Avokati Gashi e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, por duke mos përmendur emra..
Gashi ka thënë se Aktgjykimi nuk mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, prandaj sipas tij nuk është as vendim legal e as legjitim.
Ai ka bërë thirrje për protesta dhe zgjedhje të reja.
Statusi i plotë i tij:
Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese me Gjyqtar kriminel te kerkuar nga Interpoli eshte i padrejt dhe i papranueshem.
Aktgjykimi nuk mbeshtetet ne Kushtetuten e Kosoves andaj nuk eshte as vendim legal e as legjitim.
A JEMI GATI PER PROTESTA!
DUAM ZGJEDHJE!












