Arrestohet gjilanasi pasi dyshohet se dha fajde me kamatë 30 për qind

Arrestohet gjilanasi pasi dyshohet se dha fajde me kamatë 30 për qind

Policia e Kosovës ka arrestuar 53-vjeçar nga Gjilani pasi që dyshohet se dha fajde me kamatë 30 për qind. Policia e Kosovës, përkatësisht Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHRKEK) në Gjilan, ka arrestuar një 53-vjeçar me inicialet L.K., pasi që i njëjti dyshohet se ka dhënë fajde me kamatë 30 për qind. Sipas njoftimit […]

Policia e Kosovës ka arrestuar 53-vjeçar nga Gjilani pasi që dyshohet se dha fajde me kamatë 30 për qind.

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHRKEK) në Gjilan, ka arrestuar një 53-vjeçar me inicialet L.K., pasi që i njëjti dyshohet se ka dhënë fajde me kamatë 30 për qind.

Sipas njoftimit të policisë, deri te arrestimi i tij kishte ardhur pas pranimit të një informate muaj më parë, kanë filluar sigurimin e  provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi se 53-vjeçari  është përfshirë në veprën penale “Fajdeja”, shkruan lajmi.net.

“Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohet se viktimës i kishte dhënë para me fajde, në vlerë prej 75,000.00 €uro, për ti  kërkuar pastaj kamatë prej 30% apo 97,500.00,  gjithsej 22,500.00 € si fitim jo-proporcional”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën 28.05.2020 është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit me ç’rast janë siguruar si dëshmi materiale disa dokumente të shkruara me dorë të lirë ku janë mbajtur shënime, kontrata si dhe marrëveshje në të cilat është përshkruar mënyra e kthimit të parave, periudhat kohore si dhe përqindja/ interesi.

“Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh”, bën të ditur policia.

Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore në adresë të të dyshuarve tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?