Analist Maliqi e konsideron të pasinqertë mbrojtjen që po i bën VV ndërmjetësuesit Mirosllav Lajçak

Analisti politik Agon Maliqi me anë të një shkrimi në Facebook ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe në veçanti këshilltarin e Kurtit, z.Elvis Hoxha të cilin e ka quajtur “ideolog anti-liberal”. Ai nuk e ka parë si të duhur as konfrontimin e presidentit Thaçi me BE-në duke e cilësuar si “të vrazhdë” megjithëse edhe vetë ka […]
Ai nuk e ka parë si të duhur as konfrontimin e presidentit Thaçi me BE-në duke e cilësuar si “të vrazhdë” megjithëse edhe vetë ka sulmuar vendet anëtare të bllokut për sjellje jo të mirë ndaj Kosovës.
“Pse të futemi edhe njëherë në një dialog pa krye dhe ku Serbia nuk përballet me presion për njohje? Sinqerisht, nëse para 3-4 vitesh – kur në mesin e histerisë nacionaliste luftonim për t’u kaluar demarkacioni për të mos na ikur treni për vizat; kur duheshin mbrojtur Marrëveshjet e Brukselit; dhe kur duhej arsyetuar se nënshkrimi i MSA ishte sukses – nëse dikush asokohe do të më thoshte se çifti i ideologëve anti-liberalë si Elvis Hoxha në vitin 2020 do të bëheshin “kampi pro-BE” dhe racionalizues të rolit të Lajçakut – PA E VENDOSUR AS EDHE NJË KUSHT – këtë nuk do ta kisha besuar kurrë, ose do të qeshja në mënyrë histerike.” – ka thënë Maliqi, përcjell Periskopi.
Ai beson që Kosova duhet t’i shpreh pakënaqësitë e saj ndaj BE-së e po ashtu edhe duhet të kërkojë angazhimin e Gjermanisë dhe Francës “angazhimin e tyre për njohjen prej 5 vendeve që nuk na njohin, në mënyrë që të paktën të na hapet rruga për NATO dhe BE.”
Së fundi, Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka konspiruar duke thënë që presidenti Thaçi nuk e dëshiron sllovakun Mirosllav Lajçak si ndërmjetësues të dialogut për shkak se ky i fundit nuk është për idenë e shkëmbimit të territoreve.
Statusi i plotë:
Kosova nuk duhet të konfrontohet me BE-në, siç po bën në mënyrë të vrazhdë Thaçi. Por Kosova nuk ka edhe pse të mos i shpreh pakënaqësitë e saj me qasjen asimetrike të BE-së në raportin Kosovë-Serbi. Kosova mund dhe duhet të kërkojë diçka prej Gjermanisë dhe Francës në këmbim të pranimit të rolit ndërmjetësues në dialog: si psh. angazhimin e tyre për njohjen prej 5 vendeve që nuk na njohin, në mënyrë që të pakten të na hapet rruga për NATO dhe BE (për vizat as mos të flasim, ato duheshin liberalizuar dje). Pse të futemi edhe njëherë në një dialog pa krye dhe ku Serbia nuk përballet me presion për njohje? Sinqerisht, nëse para 3-4 vitesh – kur në mesin e histerisë nacionaliste luftonim për t’u kaluar demarkacioni për të mos na ikur treni për vizat; kur duheshin mbrojtur Marrëveshjet e Brukselit; dhe kur duhej arsyetuar se nënshkrimi i MSA ishte sukses – nëse dikush asokohe do të më thoshte se çifti i ideologëve anti-liberalë si Elvis Hoxha në vitin 2020 do të bëheshin “kampi pro-BE” dhe racionalizues të rolit të Lajçakut – PA E VENDOSUR AS EDHE NJË KUSHT – këtë nuk do ta kisha besuar kurrë, ose do të qeshja në mënyrë histerike. Por, në fakt kjo nuk do te duhej të përbënte habi. Uria për pushtet arsyeton gjithçka: të rritesh në opozitë si nacionalist, të kërkosh të mbetesh në pushtet në krahët e Lajçakut, ndërsa nesër (nëse pushteti e kërkon) pse jo edhe të rreshtohesh me ndonjë regjim autoritar të lindjes.












