Analist Abdullahu thotë se Kurti me qëllim dëmtoi Qeverinë e ardhshme me reciprocitet e jo Serbinë

Analisti Faton Avdullahu ka komentuar vendimin e Kurtit për të vendosur reciprocitet shtesë pak para se të largohej nga zyra e kryeministrit. Sipas z.Avdullahu, Kurti me qëllim ka dëmtuar përmes këtij veprimi qeveritarët e ardhshëm se sa Serbinë. Një gjë të tillë, ai beson se Kurti e ka bërë pasi e ka futur Kosovën në […]
Sipas z.Avdullahu, Kurti me qëllim ka dëmtuar përmes këtij veprimi qeveritarët e ardhshëm se sa Serbinë.
Një gjë të tillë, ai beson se Kurti e ka bërë pasi e ka futur Kosovën në telashe vendin në raport me miqtë ndërkombëtarë.
Ai tha se Qeveria Kurti me reciprocitet “dëshmoi gjithashtu qëllimshëm se vendos ndryshe nga politikat e Washingtonit zyrtar për dialogun me Serbinë”, përcjell Periskopi.
Në fakt, kryeministri Kurti nuk e ka mohuar as vetë se ka vepruar në kundërshtim me kërkesat e administratës amerikane.
Megjithatë, vendimi i fundit është kundërshtuar madje edhe nga i dërguari i BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë, Mirosllav Lajçak.
Statusi i plotë dhe i paredaktuar i Abdullahut:
Me reciprocitet Qeveria Kurti qellimshëm, më shumë ka vu në telashe dhe demtuar ata qeveritarë të cilët do të vijnë pas tij, sesa Serbinë. Po ashtu, me reciprocitet Qeveria Kurti dëshmoj, gjithashtu qëllimshëm se, vendos ndryshe nga politikat e Uashingtonit zyrtarë për dialogun me Serbinë.












