Ambasada amerikane e thotë prerë: Partitë politike ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Ambasada amerikane e thotë prerë: Partitë politike ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Brenda këtyre ditëve Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të japë një vendim në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi. Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretimin e Avdullah Hotit nga ana e presidentit Hashim Thaçi, për të vërtetuar nëse presidenti ka bërë shkelje kushtetuese apo jo. Gjykata Kushtetuese […]

Brenda këtyre ditëve Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të japë një vendim në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretimin e Avdullah Hotit nga ana e presidentit Hashim Thaçi, për të vërtetuar nëse presidenti ka bërë shkelje kushtetuese apo jo.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës deri nesër duhet të kthejë një përgjigje në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje mirëpo, një gjë e tillë akoma nuk është bërë.

Në anën tjetër, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ka bërë të ditur për lajmi.net, se të gjitha partitë politike në vend duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se çfarë do të jetë ai.

Sipas ambasadës, respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare.

“Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane dhënë për lajmi.net.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese dekretimin e presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin si mandatar për qeverinë e re, me pretendimin se Thaçi ka bërë shkelje të qëllimshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje komentet rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër, e kishte bërë më 8 maj, ditën kur Thaçi e kishte bërë dekretimin e Hotit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?