AAK kërkon hetime për tenderin e ulëseve dhe shtyllave të parkut në Prizren

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar lidhur me menaxhimi ë Komunës e Prizrenit, duke pretenduar se gjatë periudhës së epidemisë ka pasur keqpërdorime të shumta. Në komunën që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, GP i AAK-së thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetime në lidhje me tenderin për ulëse dhe shtylla të parkut ku dyshohet […]

Në komunën që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, GP i AAK-së thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetime në lidhje me tenderin për ulëse dhe shtylla të parkut ku dyshohet se janë keqpërdorur mbi 105 mijë euro.

“Keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit pandemik. Tenderomania në Komunën e Prizrenit është një tjetër teren ku Prokuroria duhet të nis hetimet sa më shpejtë. AAK ka bërë një përllogaritje të çmimeve reale, dhe të çmimeve me të cilat Komuna e Prizrenit ka blerë ulëse e shtylla parku, sipas një tenderi të shpallur së fundmi”, thuhet në komunikatën për media të AAK-së.

Sipas tyre, çmimi i ulëses sipas tenderit ishte 995 euro, ndërsa çmimi real i ulëses ishte 129 euro.

Po ashtu, gjithnjë sipas AAK, çmimi i shtyllës për ndriçim sipas tenderit ishte 900 euro, ndërsa çmimi real i shtyllës për ndriçim ka qenë 11 euro.

AAK thotë se shuma e përgjithshme e paguar sipas tenderit ka qenë 113,700 euro, ndërsa shuma e përgjithshme sipas çmimit real është 8,400 euro.

“Diferenca është 105,300 euro, që i bie se dikush nga zyrtarët komunalë të Prizrenit, i ka futur në xhep këto para”, përfundon komunikata.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?