10 të prekur me koronavirus po trajtohen në Infektivë, njëri në gjendje më të rëndë

10 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se tre pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje […]
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se tre pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.
“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka shkruar Hoti.












