Rusinovci: Fermerët duhet ta vazhdojnë punën, vendi të mos preket nga pamjaftueshmëria e ushqimit

Rusinovci: Fermerët duhet ta vazhdojnë punën, vendi të mos preket nga pamjaftueshmëria e ushqimit

Pandemia e COVID-19 ka prekur edhe sektorin e bujqësisë në Kosovë. Për ta tejkaluar këtë gjendje, ekspertë të bujqësisë thonë se fermerët duhet ta vazhdojnë prodhimin në mënyrë që vendi të mos preket nga pamjaftueshmëria e ushqimit. Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci ka thënë për Telegrafin se fermerët duhet t’i përfillin të gjitha masat […]

Pandemia e COVID-19 ka prekur edhe sektorin e bujqësisë në Kosovë. Për ta tejkaluar këtë gjendje, ekspertë të bujqësisë thonë se fermerët duhet ta vazhdojnë prodhimin në mënyrë që vendi të mos preket nga pamjaftueshmëria e ushqimit.

Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci ka thënë për Telegrafin se fermerët duhet t’i përfillin të gjitha masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë, por punët duhet të kryhen.

“Në këndin e prodhimit të ushqimit, ne duhet të jemi mjaftë të kujdesshëm dhe shumë të matur që një gjë të tillë të mos e anashkalojmë për faktin se ky sektor kërkon një prodhimtari të vazhdueshme, pavarësisht periudhave kohore që i kalojmë. Të gjithë fermerët duhet t’i përfillin të gjitha masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë, por punët duhet të kryhen sepse mund të përballemi me një pamjaftueshmëri të potencialeve tona agro-ekologjike”, tha Rusinovci.

Sipas tij, fondet e ndara nga Pakoja Emergjente Fiskale nuk janë të mjaftueshme dhe se shteti duhet të intervenojë në bujqësi.

“Në situata të tilla, shteti duhet të intervenoj dhe me prioritet duhet të jetë shëndetësia dhe bujqësia. Përderisa kanë gjetur një metodë për stimulim me këtë pako emergjente për bujqësi, mendoj se fondet që janë ndarë prej 5 milionë eurove janë të pamjaftueshme për mundësitë e sigurimit të prodhimit të ushqimit nga kushtet tona. Nëse periudha e pandemisë do të zgjasë, ne do të përballemi me pamjaftueshmëri të ushqimit, për faktin se pjesa dërmuese e rasteve nga vitet paraprake janë varur nga kontingjentet marramendëse të ushqimit. Pra, prioritet duhet të ketë prodhimi i ushqimit vendor”, tha ai për Telegrafin.

Lidhur më këtë, edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa kishte bërë të ditur se nuk do të ndalet puna e bujqve në Kosovë, pavarësisht masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se orari i qarkullimit për bujq do të jetë nga ora 06:00 deri në ora 20:00.

“Me kërkesën time që të krijojmë mundësi pune për bujqit, që tani janë në kulmin e punës së tyre në fushë, do të vlejnë masa lehtësuese, vetëm dhe vetëm për bujqit: Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00”, kishte shkruar Mustafa.

Sipas masës së 11-të të prezantuar në Pakon Emergjente Fiskale, parashihet që të ketë rritje të buxhetit për grante dhe subvencione për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rritje të prodhimit bujqësor, në vlerë prej 5 milionë euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?