Zogaj: Kurti kënaqi partiakët e tij me shkarkimin e Veliut, por rrezikoi Qeverinë

Analisti Petrit Zogaj, thotë se me shkarkimin e Agim Veliut, kryeministri Kurti ka ekzaltuar partiakët e tij, por ka rrezikuar mjaftueshëm qeverinë. Ja pse Zogaj mendon kështu: Po shihet qe KM Kurti eshte i rrethuar militantet keshilltare. E kerkesa e nje militanti mesatar ne LV ka qene qe Agim Veliu te mos behet minister fare, […]
Analisti Petrit Zogaj, thotë se me shkarkimin e Agim Veliut, kryeministri Kurti ka ekzaltuar partiakët e tij, por ka rrezikuar mjaftueshëm qeverinë.
Ja pse Zogaj mendon kështu:
Po shihet qe KM Kurti eshte i rrethuar militantet keshilltare. E kerkesa e nje militanti mesatar ne LV ka qene qe Agim Veliu te mos behet minister fare, ose mundesisht kur t’i vije shansa te shkarkohet. Mirepo, kjo eshte kerkese e njerezve qe nuk kane pergjegjesi per qeverisjen dhe as cka mund te ndodhe pas nje vendimi te tille. KM nuk duhet te merrte vendime per plotesimin e deshirave te militanteve, e sidomos jo, kur e ka te qarte qe gjysma e kesaj qeverie perbehet nga LDK.
Nderkohe, per LDK, Agim Veliu eshte nenkryetar i saj. Ne ate kamp, Veliu shihet edhe si nje mbrojtes i rrept i ketij subjekti. Pra, njeri qe duhet te ishte ne qeveri gjithsesi.
Me kete shkarkim, Albini i paska ekzaltu partiaket, por e paska rreziku mjaftushem qeverine.












