Vuçiq: Rastet me koronavirus nga veriu i Mitrovicës do të trajtohen në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se rastet e dyshuara me koronavorus nga veriu i Mitrovicës, do të testohen dhe trajtohen në Serbi. Ai ka thënë se nga sot të gjitha vendkalimet kufitare për hyrjen e pasagjerëve përmes transportit rrugor, hekurudhor dhe ujor do të mbyllen. “Me përjashtim të kamionëve të transportit, askush nuk […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se rastet e dyshuara me koronavorus nga veriu i Mitrovicës, do të testohen dhe trajtohen në Serbi.
Ai ka thënë se nga sot të gjitha vendkalimet kufitare për hyrjen e pasagjerëve përmes transportit rrugor, hekurudhor dhe ujor do të mbyllen.
“Me përjashtim të kamionëve të transportit, askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Serbisë”, ka thënë Vuçiq, shkruan kossev.info.
Ai konfirmoi se ka pasur raste të dyshuara me koronavirus edhe nga veriu i Mitrovicës dhe të njëjtat po testohen në Torlak.
“Kështu që do t’i trajtojmë këta njerëz në Serbinë Qendrore,” tha Vuçiq”, përcjell Periskopi.












