Vitia: Kemi 1 mijë teste për koronavirusin, deri në fund të javës arrijnë 7 mijë të tjera

Ministri i Shendetësisë Arben Vitia, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, kanë mbajtur një konferenë për media lidhur me të rejat rreth koronavirusit. Ministri Vitia tha se në Kosovë për momentin ndodhen 1000 teste për koronavirusin dhe se I kanë porositur edhe 7 mijë të tjera që pritet të mbërrijnë brenda […]
Ministri i Shendetësisë Arben Vitia, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, kanë mbajtur një konferenë për media lidhur me të rejat rreth koronavirusit. Ministri Vitia tha se në Kosovë për momentin ndodhen 1000 teste për koronavirusin dhe se I kanë porositur edhe 7 mijë të tjera që pritet të mbërrijnë brenda javës.
“ Ju njoftoj se deri sot janë testuar mbi 320 mostra për COVID-19, dhe prej tyre janë konfirmuar 20 prej tyre pozitvë. Janë rreth edhe 1000 teste dhe pardje me urgjencë janë porositur edhe 7 mijë tjera të cilat do të vijnë deri nëfund të javës, por kemi bërë edhe kërkesa shtesë për teste të tjera“, ka thënë Vitia.
Ai ka thënë se gjendja e 13 pacientëve që ndodhen në Klinikën Infektive janë në gjendje stabile, përveç 77 vjeçarit i cili po merr oksigjen shtesë.
Ai ka thënë se kanë kërkuar edhe ndihmën nga ambasada e huaja për pajisje shtesë.
Ai tha se në spitalet publike dhe private në Kosovë, janë 120 respiratorë, por që asnjë prej tyre ende nuk ka pasur nevojë të përdoret./Periskopi/