Vetëvendosje thotë se do të përpiqet ta ndalojë votimin per rrëzimin e Qeverisë

Vetëvendosje thotë se do të përpiqet ta ndalojë votimin per rrëzimin e Qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës është në proces të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë aktuale, pjesë e së cilës është edhe vet. Por, problem mbetet mbajtja e kësaj seance në rrethanat e krijuara me pandeminë e COVID-19. Rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi bazën e të cilave po sillen […]

Por, problem mbetet mbajtja e kësaj seance në rrethanat e krijuara me pandeminë e COVID-19. Rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi bazën e të cilave po sillen edhe institucionet shëndetësore në Kosovë, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit, nuk parashohin tubimet e njerëzve.

Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive, i tha Radios Evropa e Lirë se tanimë kanë dhënë rekomandimet për të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes në aspektin e mbajtjes së distancës sociale për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të infeksionit dhe se rregullat vlejnë për të gjithë.

“Ne kemi bërë thirrje vazhdimisht për të ruajtur distancën sociale dhe tani ne kemi parë se institucione të ndryshme, po ashtu edhe bizneset private, kanë aplikuar këtë rregull. Mendoj që mund të ketë forma tjera të mbajtjes së takimeve të tilla, ka mundësi të mbajtjes në formë elektronike ose video-konferenca, prandaj besoj që institucionet qeveritare do t’i marrin të parasysh këto gjëra”, thotë Krasniqi.

Votimi i mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë, sipas nënkryetares së Kuvendi të Kosovës, Arbërie Nagavci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të mbahet.

Nagavci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se çdo kërkesë për të mbledhur kuvendin nënkupton thyerje të udhëzimeve që janë dhënë nga Instituti i Shëndetësisë Publike edhe ekspertët shëndetësorë.

“Për të mbajtur seancën nënkupton që duhet të jemi më shumë se 150 persona në sallë e cila nuk i plotëson kushtet dhe distanca është e vogël dhe kjo është papërgjegjësi e plotë. Unë do të përdori të gjitha kapacitetet që mos të ndodhë një gjë e tillë, aq më shumë për një kërkesë të tillë në këtë kohë krize, vendi të mbetet pa institucione”, tha ajo.

“Shpresoj të mos vijë një mocion i tillë apo kërkesë. Ne do të përdorim rrugët ligjore që të jemi korrekt edhe ndaj qytetarëve, pasi që mbledhja e 150 personave është rrezik në përhapjen e virusit COVID-19”, tha Nagavci.

Për të thirrur një seancë kërkohet mbledhja e 40 nënshkrimeve, kurse për t’u miratuar ky mocion, kërkohet vota e më shumë se gjysmës së deputetëve nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për mosbesim ndaj qeverisë vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliun (LDK), pasi ai doli në favor të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, masë kjo që u kundërshtua nga kryeministri Kurti.

Ky mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, është mbështetur edhe nga partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Në përkrahje të mocionit ka dal edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike, por që nuk ka treguar unitet të plotë në këtë vendim.

Por, mendim të ndryshëm nga grupi parlamentar i LDK-së për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti ka pasur kryetarja e Kuvendit e Kosovës dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe tre deputetë të tjerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?