Vetëm për 24 orë janë shënuar 324 viktima në Spanjë

Vetëm për 24 orë janë shënuar 324 viktima në Spanjë

Vetëm për një ditë, në Spanjë janë regjistruar 324 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 1326 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë shtet. Ministria e Shëndetësisë e Spanjës gjithashtu njoftoi se rritje të konsiderueshme është shënuar edhe në shifrën e personave të infektuar – rreth pesë mijë për 24 orë. Tash, […]

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës gjithashtu njoftoi se rritje të konsiderueshme është shënuar edhe në shifrën e personave të infektuar – rreth pesë mijë për 24 orë. Tash, në Spanjë janë rreth 25 mijë të prekur.

Shifrat shqetësuese u konfirmuan pasi Spanja u bë shteti i katërt në botë me më shumë se një mijë viktima si rezultat i pandemisë. Ky shtet tashmë ndodhet në pozitën e katërt edhe për shifrën e përgjithshme të të prekurve në botë, pas Kinës, Italisë dhe Iranit.

Qeveria spanjolle e shpalli gjendjen emergjente të shtunën. Kryeministri Pedro Sanchez ka dhënë urdhër për mbylljen e hoteleve, kafeneve, restoranteve dhe hapësirave publike, ndërsa nga turistët u kërkua largimi i menjëherëshëm nga vendi, shkruan “Metro UK”.

Qytetarët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, përpos rasteve kur janë të detyruar të dalin për të blerë ushqim apo ilaçe dhe kur duhet të shkojnë në punë apo në spital. Edhe ushtria është mobilizuar për të patrulluar rrugëve, ndërsa autoritetet e sigurisë kanë të drejtë t’i izolojnë njerëzit në shtëpitë e tyre dhe të japin urdhra për evakuime.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Evropë shënoi rritje të ndjeshme gjatë javës që po e lëmë pas. Vendi më i prekur në kontinentin e vjetër vazhdon të mbetet Italia, ku vetëm të premtën vdiqën 627 persona.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?