Veç 1900 të konfirmuara, por numri i rasteve me koronavirus në Britani thuhet se është 55 mijë

Numri i rasteve në Britani të Madhe nuk është më shumë se 1950, por këshilltari i Shefit Shkencor ka deklaruar se numri mund të ketë arritur në 55 mijë aktualisht. Sir Patrick Vallance deklaroi para Komitetit të Zgjedhur për Shëndetësi se masat e distancës sociale që janë paralajmëruar do ta reduktonin pikun e shpërndarjes së […]
Sir Patrick Vallance deklaroi para Komitetit të Zgjedhur për Shëndetësi se masat e distancës sociale që janë paralajmëruar do ta reduktonin pikun e shpërndarjes së koronavirusit me 50 për qind.
I pyetur nga parlamentarët britanikë për kohëzgjatjen e masave, ai ka thënë se ato mund të vazhdojnë për muaj të tërë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Më tej ai ka deklaruar se Britania ka në dispozicion rreth 98 mijë shtretër për të sëmurët eventualë nga koronavirusi që do të duhej të shtroheshin në spital.
Po ashtu, gjatë këtij procesi është treguar se janë 6 699 ventilatorë mekanikë në disipozion në spitalet publike dhe 691 në ato private. Sidoqoftë, numri i përgjithshëm pritej të rritej deri në 12 mijë. /Periskopi












