Ujësjellësi apelon qytetarët që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale

Ujësjellësi apelon qytetarët që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, që furnizon me ujë tetë komuna ka apeluar nga qytetarët që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale. Konsumi i ujit është rritur pas mbylljes së qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre në katër ditët e fundit. Ndërkohë furnizimi me ujë po vazhdon të jetë i rregullt, shkruan lajmi.net. Arjeta Mjeku, zëdhënëse […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, që furnizon me ujë tetë komuna ka apeluar nga qytetarët që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale.

Konsumi i ujit është rritur pas mbylljes së qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre në katër ditët e fundit.

Ndërkohë furnizimi me ujë po vazhdon të jetë i rregullt, shkruan lajmi.net.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” ka apeluar për shfrytëzim racional të ujit në mënyrë që të mos ketë probleme me furnizim në muajit në vijim.

“Furnizimi me ujë po vazhdon të jetë shumë i mirë nga ana jonë. Jemi duke bërë shpërndarje të rregullt të ujit në 8 komunat e zonës së shërbimit. Jemi duke punuar me kapacitete maksimale nga të tri fabrikat e trajtimit te ujit. Fokusi ynë është, prodhimi, furnizimi dhe mirëmbajtja e rrjetit. Po, kemi hasur në rritje të konsumit të ujit, sidomos katër ditët e fundit, jo shpenzime enorme por thjesht ka rritje. Apelojmë te qytetaret për shpenzim racional të ujit në mënyrë që të kemi rezerva për periudha vijuese. Higjienë gjithsesi, por jo ta lëmë ujin të rrjedhë pa nevojë”, tha Mjeku për lajmi.net.

KRU ”Prishtina” sh.a. bazuar në propozimin e Qeverisë së Kosovës që të shtyjë të gjitha pagesat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit deri më datë 30 prill 2020, konsumatorët mund të bëjnë pagesa për shërbimet dhe ato mund t’i bëjnë online, përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare si dhe kane në dispozicion nga një arkë në secilën komunë ku ofrojmë shërbime.

“Po ashtu, gjate kësaj periudhe nuk do të këtë ndëshkime për borxhlinjtë, por mund të bëjnë pagesa në arkë të ujësjellësit, në secilën komunë kemi nga një arkë në dispozicion dhe përmes bankave financiare dhe institucioneve mikrofinanciare, sepse funksionimi i mirëfilltë i ndërmarrjes varet nga pagesat e qytetarëve”, shtoi tutje ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?