U kall LOJA: Borrell braktisi Kurtin për taksën, por i kërkoi ta udhëhiqte dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles. Borrell i ka kthyer shpinën Qeverisë Kurti duke i kërkuar me urgjencë heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave të importuara nga Serbia […]
Borrell i ka kthyer shpinën Qeverisë Kurti duke i kërkuar me urgjencë heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave të importuara nga Serbia – në mënyrë që të hapet përfundimisht dialogu, përcjell Periskopi.
Tutje, Borrel në këtë letër i ka kërkuar Kurtit që të marrë primatin në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
“Angazhimi juaj personal për arritjen e plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është pjesë e rëndësishme në për rrugën tuaj evropiane. Vendosmëria juaj është përzemërsisht e mirëpritur nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Unë besoj që si kryeministër ju do të udhëhiqni me negociatat në dialog në mënyrë gjithëpërfshirëse. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të duhej të jetë projekt unifikues, mbi politikën e brendshme, sepse do të fitojë përkrahje të gjerë politike nga gjithë lidershipi politik”, thuhet në letrën e Borrelit.
Kujtojmë që kjo letër pason marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe ShBA-së, pikërisht në lidhje me tarifën./Periskopi/












