Turqia jep 15.4 miliardë dollarë kundër koronavirusit

Turqia jep 15.4 miliardë dollarë kundër koronavirusit

Turqia sot shpalosi një paketë lehtësuese në vlerë prej 100 miliardë lirash turke (15,4 miliardë dollarë) për të kufizuar pasojat ekonomike nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton AA. Sot pas një takimi qeveritar në Ankara, presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi paketën, e cila përfshin shtyrjen e afatit të pagesës së borxheve dhe uljen e taksave […]

Sot pas një takimi qeveritar në Ankara, presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi paketën, e cila përfshin shtyrjen e afatit të pagesës së borxheve dhe uljen e taksave nëpër sektorë të ndryshëm.

“Tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) në fluturimet ajrore vendase është ulur në 1 për qind nga 18 për qind për një periudhë prej tre muajsh”, tha Erdoğan.

Po ashtu, pagesa e kredisë për firmat që po përballen me ndërprerje të rrjedhjes së parave për shkak të koronavirusit do të shtyhen për tre muaj, shtoi ai.

“Ne do të ofrojmë mbështetje shtesë për ato kompani kur të jetë e nevojshme”, tha presidenti turk.

Në mënyrë që të ruhen nivelet e shfrytëzimit të kapaciteteve, qeveria ka vendosur të zgjasë mbështetjen financiare për eksportuesit, shtoi Erdoğan.

Në kuadër të paketës, vendi gjithashtu dyfishoi limitin e fondit të garancisë së kredisë në 50 miliardë lira turke (7,7 miliardë dollarë), nga 25 miliardë lira (3,35 miliardë dollarë).

Ai u kërkoi punëdhënësve që të inkurajojnë modelet fleksibile dhe të punës nga distanca për të frenuar përhapjen e virusit.

Që nga shpërthimi në Ëuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?