The Guardian liston 4 gënjeshtrat për koronavirusin

The Guardian liston 4 gënjeshtrat për koronavirusin

E vërteta se si mund të marrim koronavirusin, sa janë më të rrezikuar të moshuarit dhe çka duhet të bëhet për të shmangur infektimin. Këto tema kanë nxitur interesim të madh dhe për to po jepen përgjigje të ndryshme, e për disa prej tyre janë demantuar në një artikull të “The Guardian”. Spekulimi 1: Maskat […]

E vërteta se si mund të marrim koronavirusin, sa janë më të rrezikuar të moshuarit dhe çka duhet të bëhet për të shmangur infektimin.

Këto tema kanë nxitur interesim të madh dhe për to po jepen përgjigje të ndryshme, e për disa prej tyre janë demantuar në një artikull të “The Guardian”.

Spekulimi 1: Maskat e fytyrës nuk funksionojnë

Bartja e një maske të fytyrës sigurisht s’është garanci se s’do të sëmureni – mund të merrni virusin edhe përmes syve dhe grimcat e vogla virale mund të depërtojnë. Gjithsesi, maskat janë efektive kundër spërklave, që njihen si transmetuesit kryesorë të koronavirusit. Nëse keni kontakt të afërt me dikë të infektuar, një maskë ul shanset për marrjen e virusit. Nëse keni simptoma të koronavirusit, apo jeni diagnostikuar me të, vendosja e maskës mund të mbrojë të tjerët. Andaj maskat janë vendimtare për kujdesin e njerëzve që punojnë dhe atyre që kujdesen për të tjerët.

Spekulimi 2: Virusi po pëson mutacion, po bëhet më vdekjeprurës

Të gjitha viruset akumulojnë mutacione përgjatë kohës dhe virusi që e shkakton Covid-19-shin nuk është ndryshe. Sa janë të përhapura llojet e virusit varet nga selektimi natyror – versionet që janë të shpejta dhe replikohen me sukses në trup do të kenë më së shumti “sukses”. Kjo nuk nënkupton që do të jenë më të rrezikshmit për njerëzit, sepse viruset që mbysin njerëzit nuk janë aq lehtë të transmetueshëm. Sipas 103 mostrave të viruseve nga pacientët në Ëuhan të Kinës, dolën dy lloje të virusit, njëri “L” dhe tjetri “S”. Edhe pse lloji “L” ishte më i përhapur se versioni “S”, virusi “S” ishte më i vjetër. Sipas ekspertëve kinezë, lloji “L” ishte më agresiv, por kjo teori është vetëm spekulim në këtë fazë – pasi akoma s’ka pasur krahasim direkt mes njerëzve që marrin njërin apo tjetrin lloj apo as sa kanë vuajtur ata.

Spekulimi 3: S’është më i rrezikshëm se gripi sezonal

Shumë njerëz që marrin koronavirusin nuk do të përjetojnë më shumë se simptomat e njëjta me të gripit sezonal, por profili i përgjithshëm i sëmundjes, përfshirë shkallën e vdekshmërisë, duket më i rrezikshëm. Në fillim, shkalla e vdekshmërisë mund të jetë jo e saktë pasi shumë raste me simptoma të lehta as nuk regjistrohen. Por eksperti Bruce Aylëard nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka udhëhequr një mision në Kinë, ka thënë se kjo s’ka ndodhur me koronavirusin. Nëse konfirmohet njëjtë me testime të mëtutjeshme, kjo nënkupton që rreth 1 për qind e rasteve përfundojnë me fatalitet. Kjo e bën Covid-19 dhjetë herë më të rrezikshëm se gripi sezonal, që brenda vitit mbyt mes 290 mijë dhe 650 mijë njerëzve në botë.

Spekulimi 4: Vret vetëm të moshuarit, të rinjtë mund të relaksohen

Shumica e njerëzve që nuk janë të moshuar dhe nuk kanë shëndet të dobët nuk do të sëmuren shumë nga koronavirusi. Por sëmundja ka shans të lartë që të çojë në simptoma serioze respiratore në krahasim me gripin sezonal. Në grupet tjera të rrezikuara hyjnë punëtorët shëndetësorë për shkak të ekspozimit më të madh ndaj virusit. Veprimet që marrin njerëzit e rinj e të shëndoshë, përfshirë raportimi i simptomave dhe përmbajtja e instruksioneve të karantinës, do të kenë rol të madh në mbrojtjen e shoqërisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?