Tetë prej 20 të infektuarve me koronavirus janë liruar në shtëpi

Tetë prej 20 të infektuarve me koronavirus janë liruar në shtëpi

Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 20 dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Kështu ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi, i cili tha se aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar vetëm 12 pacientë, ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre. Ai për KosovaPress […]

Ai për KosovaPress tha se pacientët të cilët janë të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre trajtohen nga ekipet e terrenit të Qendrave të Mjekësisë Familjare, por potencon se gjendja e tyre është e mirë përderisa nuk kanë nevojë të trajtohen në Klinikën Infektive.

“Gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive, që tashmë janë të konfirmuara se janë të prekur nga koronavirusi për momentin është stabile, gjendja e të gjithë të tyre pacientëve është e mirë…Aktualisht në Klinikë kemi 12 pacientë të shtrirë që tashmë është konfirmuar se janë të prekur nga ky infeksion…Ne supozojmë dhe besojmë që gjendja e tyre është e mirë përderisa janë në shtëpi dhe nuk kanë nevojë të vijnë në Klinikë”, tha ai.

Infektologu Krasniqi, deklaroi se ditën e djeshme kanë lëshuar për në shtëpi dy pacientë, ndërsa potencon se varësisht nga gjendja shëndetësore e pacientëve do të vendosin edhe për të tjerët nëse do të vazhdojnë trajtimin nga shtëpia e tyre.

“Ne kemi paralajmëruar dhe ju e keni pa që dje i kemi liruar dy pacientë dhe varësisht nga gjendja shëndetësore e të tjerëve do të lirohen në vazhdimësi. Në momentin që ne si klinicist e shohim të arsyeshme që pacientët duhet të lirohen në shtëpi ata lirohen. Keni parasysh se sëmundja është dinamike, pra nuk është një gjendje e cila është statike dhe nuk ndryshon dhe varësisht nga zhvillimi i gjendjes shëndetësore të secilit person, pra individualisht të secilit pacient, atëherë merren vendime se kur lirohen nga Klinika”, tha ai.

I pyetur se a është momenti që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sipas kërkesës së presidentit të vendit, Krasniqi tha se çështjet e tilla i takojnë institucioneve qeveritare dhe se ata merren vetëm me shërimin e pacientëve.

“Ne jemi mjekë klinicist dhe ne i trajtojmë pacientët që vijnë të sëmurë në Klinikën Infektive, pra merremi ekskluzivisht me trajtimin e pacientëve, ndërkohë që çështjet e tilla janë të institucioneve qeveritare dhe besoj që ata e vlerësojnë situatën dhe varësisht nga zhvillimi i situatës marrin vendimet. Ne zbatojmë gjitha vendimet që janë të institucioneve qeveritare dhe primare e kemi shërimin e pacientëve që i kemi të shtrirë në Klinikë”, tha Krasniqi.

Sa i përket gjendjes së furnizimit me material mbrojtës, Krasniqi tha se në Klinikën Infektive kanë material të mjaftueshëm, por që potencon se është e domosdoshme që të furnizohet personeli i të gjitha niveleve.

“Më lejoni t’iu them që ne si Klinikë Infektive qysh në fillim të muajit shkurt kemi filluar të përgatitemi për një situatë të tillë të mundshme, kemi monitoruar dhe kemi përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike në Kinë dhe sidomos rastet e importuara në Evropë. T’iu them të drejtën për neve ka qenë e pritshme një situatë të themi e tillë. Kështu që, në atë kohë e kemi bërë vlerësimin e aseteve dhe pajisjeve që i kemi në dispozicion në Klinikë, në bazë të të atij vlerësimi kemi bërë planifikimin e nevojshëm, kërkesat me kohë dhe javën e kaluar ne jemi furnizuar me një kontingjent të pajisjeve dhe presim shumë shpejt edhe gjatë kësaj jave të furnizohemi. Megjithatë, më lejoni t’iu them që nuk është vetëm Klinika Infektive, Qeveria duhet të furnizojë të gjithë personelin shëndetësor cilindo nivel që punon, duke përfshirë atë primar, sekondar dhe tercial dhe çështja e furnizimit është po ashtu dinamike, situata ndryshon nga dita në ditë dhe ky furnizim duhet të jetë i vazhdueshëm”, deklaroi ai.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 20 pacientë me virusin COVID-19. Mbrëmë kreu i shtetit Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë tha se do t’i propozojë Kuvendit që të miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?