Tahiri: Kryeministri Kurti e prodhoi krizën qeveritare

Tahiri: Kryeministri Kurti e prodhoi krizën qeveritare

Shkarkimi prej detyrës së  Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, po del të jetë “mollë sherri” për prishjen e koalicionit LDK-VV, ku shkarkimi i Veliut prej detyrës së tij u arsyetua nga ana e kryeministrit Kurti se bëri panik tek qytetaret duke thënë se është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Menjëherë pas këtij […]

Menjëherë pas këtij njoftimi Isa Mustafa mbledhi partinë e tij dhe mori vendim që të nis mocionin e mosbesimit për rrëzimin e kësaj Qeverie, ku Mustafa theksoi se nuk mund të qëndrojmë me dikë në partneritet që shkelë marrëveshjen e këtij koalicioni.

Ndërkaq analisti Ramush Tahiri ka dhënë disa arsye shtesë se pse LDK nuk mundë të qëndroj më në koalicion me VV.

Ai në një prononcim për Periskopin tha se LDK nuk qëndron më në partneritet për faktin se Veliu është larguar nga kryetari i komunës për të qenë ministër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të rrij partner koalicioni në Qeveri  pasi që Kryeministri Kurti e ka shkarkuar  Ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun, o cili është nënkryetar i LDK, dhe për të cilin po mbahen zgjedhjet për Kryetar komune në Podujevë, pasi Veliu u dorëheq nga ky post për tu bërë ministër. Tash mbetet vetëm edhe Vetëvendosje të fitoj zgjedhjet komunale me Shpëtim Bulliqin, dhe LDK me gjithë durimin e saj historik e emblematik, të mbes në bishtë të ngjarjeve dhe me politikën e mosveprimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shpërbëhet dhe të shpëlahet nga identiteti i saj konstitucional dhe institucional, me shtesën që një grup i LDK do të shkrihej në VV”, ka thënë ai.

Tahiri tha se ishte vet Kurti ai i cili ka prodhuar një krizë politike duke e vënë LDK në pozitë që të pajtohet tash e në të ardhmen me vendimet e veprimet e Albin Kurtit.

“Kryeministri Albin Kurti kur e bëri shkarkimin e ministrit Veliu, fare nuk u denjua ta thërras në zyrë e të bisedojë e sqaroj paraprakisht situatën dhe deklaratën kontestuese, gjithashtu fare nuk e pa të arsyeshme të marr pëlqimin e liderit të LDK, Isa Mustafa për këtë shkarkim të ministrit që vjen nga rrradhët e LDK. Kryeministri kështu e prodhoi krizën qeveritare duke e vënë LDK në pozitë që të pajtohet tash e në të ardhmen me vendimet e veprimet e Albin Kurtit, apo të kundërshtojë dhe LDK të tërhiqet me ministrat e saj nga Qeveria në të cilin rast Kryeministri mund të vazhdonte si Qeveri e pakicës , madje ndoshta me nji numër ministrash të LDK, që nuk do të tërhiqeshin por do të rrinin në postet ministrore , e cila pa votat e deputetëve të LDK nuk do të mund të rrëzohej në Kuvend, ose LDK do të ndërmerret mocion votëbesimi në Parlament për ta rrëzuar Qeverinë”, ka shtuar Tahiri.

Ai për Periskopin po ashtu ka sqaruar edhe mocionin ku tha se mocioni është i vlefshëm nëse kërkesa nënshkruhet nga 40 deputet, ku mbledhja mbahet jo ma herët se dy ditë dhe jo më vonë se pesë ditë nga paraqitja e kërkesës së mocionit

“Mocioni është i vlefshëm nëse kërkesa nënshkruhet nga 40 deputet, dhe është i suksesshëm nëse votohet së paku nga 61 deputetë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës. Mbledhja mbahet jo ma herët se dy ditë dhe jo më vonë se pesë ditë nga paraqitja e kërkesës së mocionit. Pas rrëzimit të Qeverisë, ajo konsiderohet Qeveri në dorëheqje dhe Presidenti i Kosovës cakton një mandatar nga partia  apo koalicioni për të cilën është i bindur së do ta ketë shumicën e nevojshme me e krijuar Qeverinë. Në dy rastet e mëhershme kur u shkarkua Qeveria e Isa Mustafës dhe kur u dorëhiq Ramush Haradinaj, vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh.  Në kohën e pandemisë së koronavirusit, nq Kosovë as nuk mund të mbahen zgjedhjet parlamentare e as protestat qytetare”, ka thënë ai për Periskopin./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?