Stoltenbergu nuk përgjigjet direkt në pyetjen për ushtarët amerikanë në KFOR

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, për shkak të rrethanave të reja me përhapjen e shpejtë të virusit Corona, konferencën e tij vjetore për shtyp për rezultatet e NATO-s në vitin 2019, e ka mbajtur nga selia e Aleancës, por pa praninë e gazetarëve. Në vend të kësaj, gazetarët e kanë ndjekur paraqitjen e tij përmes […]

Në vend të kësaj, gazetarët e kanë ndjekur paraqitjen e tij përmes video-lidhjes dhe në mënyrë të tillë kanë bërë edhe pyetje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jens Stoltenberg ka thënë se NATO-ja, sikur të gjithë të tjerët, po përballet me një situatë të paprecedent. “Shumë ushtarë të NATO-s në operacionet nga Afganistani e deri te Kosova, do të donin që në këto kohë të jenë në shtëpitë e tyre me familjet e tyre”, ka thënë ai duke shtuar se NATO-ja po ashtu ka ndërmarrë të gjitha masat për ta mbrojtur personelin e vet kudo që të jetë. Në selinë e NATO-s në Bruksel janë të obliguar t’i zbatojnë edhe masat që ka vendosur Qeveria e Belgjikës, e ato janë mjaft të rrepta.

Në konferencën virtuale për shtyp, ku pyetjet parashtroheshin përmes lidhjes me Skype, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk është përgjigjur direkt në pyetjen se a ka NATO indikacione apo paralajmërime për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga misioni i KFOR-it në Kosovë. Ai vetëm ka përsëritur se KFOR-i do ta vazhdojë mandatin në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se mbështet dialogun Kosovë – Serbi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?