Si t’i flisni fëmijëve për koronavirusin

Si t’i flisni fëmijëve për koronavirusin

Pjesa më e madhe e botës po përballet me çështjen më tensionuese të momentit, koronavirusin. Njerëzit janë në ankth dhe presin moment nga çasti në çast informacione të reja në lidhje me këtë pandemi të panjohur, por një tjetër detyrë që na ngarkohet është të kujdesemi për fëmijët gjatë këtyre ditëve delikate. Si duhet t’i flisni atyre për […]

Pjesa më e madhe e botës po përballet me çështjen më tensionuese të momentit, koronavirusin. Njerëzit janë në ankth dhe presin moment nga çasti në çast informacione të reja në lidhje me këtë pandemi të panjohur, por një tjetër detyrë që na ngarkohet është të kujdesemi për fëmijët gjatë këtyre ditëve delikate. Si duhet t’i flisni atyre për koronavirusin? A ka një mënyrë më të mirë për t’jua shpjeguar?

T’u flasësh fëmijëve për një situatë si kjo, duket e vështirë, por në një moment a tjetrin biseda është e pashmangshme.

Psikologët thonë se çdo familje duhet të ketë një mënyrë unike për t’i folur fëmijëve rreth koronavirusit, bazuar kjo në rrethanat në të cilat ndodhen.

“Jo çdo fëmijë po rritet në një shtëpi ku gjërat deri tani janë normale. Nëse ata kanë patur një prind, të afërm apo gjysh që ka ndërruar jetë, e gjithë kjo mund t’i shkaktojë një ankth edhe më të madh krahasuar me dikë që s’ka përjetuar diçka si kjo. Fëmijët do të dëgjojnë gjëra, do të nisin të mendojnë dhe do të shqetësohen në mënyrën e tyre.”

Këshilla e parë për prindërit është t’i pyesin të vegjëlit se si ndihen. Nëse janë të shqetësuar për këtë virus dhe çfarë kanë dëgjuar të thuhet rreth tij.

Mungesa e një bisede të tillë gjatë kësaj kohe, do t’i bëjë më shumë dëm të vegjëlve, pasi në këto çaste empatia është shumë e rëndësishme. Kjo është koha për t’i treguar fëmijëve se është normale të ndihen paksa të shqetësuar për shkak të frikës nga e panjohura.

Mund të nisni t’ja shpjegoni situatën me fakte dhe madje t’i thoni se mosha e tyre është më pak e prekura nga koronavirusi dhe se për ta nuk përbën asnjë lloj rreziku.

Nëse ata janë paksa më të rritur dhe kuptojnë, mund t’ja shpjegoni duke i thënë kështu: “Kjo është diçka që do ta marrin  shumë njerëz, por ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të mbrojtur veten. Shumica e njerëzve që janë infektuar, janë shëruar pas disa ditësh.”

Nëse e sheh që fëmija yt është i shqetësuar dhe nis të bëj pyetje, shfrytëzojeni këtë moment për t’ja sqaruar.

Tregojini pse është më mirë të qëndroni  në shtëpi dhe përqëndrohuni tek përgjigjet e tyre. Mos harroni t’i thoni se në fund çdo gjë do të shkojë mirë, por kjo ndodh nëse njerëzit tregohen të kujdesshëm duke larë duart apo duke ndjekur çdo këshillë  tjetër.

Burimi: Yahoo

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar