Shtohen kufizimet për këmbësorët, Rama: Nga nesër mund të dilni vetëm në këto dy orare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar të tjera masa kufizuese për këmbësorët në kuadër të luftës ndaj COVID-19. Përmes një statusi në Facebook, kryeministri bën me dije se duke nisur nga nesër këmbësorët mund të lëvizin vetëm në dy orare, 06:00 – 10:00 dhe 16:00 deri në 18:00. “Mesa duket nuk po kuptohemi siç […]

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri bën me dije se duke nisur nga nesër këmbësorët mund të lëvizin vetëm në dy orare, 06:00 – 10:00 dhe 16:00 deri në 18:00.

“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh.

Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!

Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!

Ndjesë 1000 herë, po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër! Frikë aspak, kujdes po! me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!” shkruan kryeministri në Facebook./euronews/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?