Shkëlzen Gashi: VV në embrion është parti kriminale

Shkëlzen Gashi: VV në embrion është parti kriminale

Shkëlzen Gashi, i cili sot u emërua nga Kryeministri Kurti këshilltar politik, në një intervistë kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në thelb të saj është parti kriminale. “LDK-ja është parti kriminale frikacake, PDK-ja është parti kriminale e guximshme, kurse VV-ja është parti kriminale në embrion. Për këtë, jahti është vetëm një prej dëshmive. E keni […]

Shkëlzen Gashi, i cili sot u emërua nga Kryeministri Kurti këshilltar politik, në një intervistë kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në thelb të saj është parti kriminale.

“LDK-ja është parti kriminale frikacake, PDK-ja është parti kriminale e guximshme, kurse VV-ja është parti kriminale në embrion. Për këtë, jahti është vetëm një prej dëshmive. E keni parë që VV kërkon hetim për financimin e ShIK-ut, e nuk tregon për financimin e vet prej themelimit e deri te futja në institucione 2005-2010? Pastaj mos të flasim për aktivistët e papunësuar që depozitojnë nga 999 euro si donacion për partinë. Për VV-në, kriminelët kur janë me partitë tjera janë kriminelë, kurse kur janë me VV-në janë patriotë. JAM I BINDUR QË VV E PËRDORË ISLAMIZMIN NJËSOJ SIKUR QË E KA PËRDORË NACIONALIZMIN. Shiheni qeverisjen në Prishtinë. Merreni vetëm urbanizmin: lejet që kanë lëshuar këta në rrugën B, por edhe në disa vende tjera, tregojnë se janë korruptuar rëndë. Pastaj, diçka që mund të duket e parëndësishme, por është fort e rëndësishme sepse tregon për mendësinë e tyre, janë emrat e rrugëve: një rrugë në Prishtinë merr emrin e babait te kryetarit të Prishtinës, një tjetër të babait të drejtorit të urbanizmit në Prishtinë, tjetra të gjyshit të një asambleisti, kurse një tjetër emrin e gjyshit të një deputeteje nga radhët e VV-së. Kur ta marrin pushtetin në nivel qendror, nëse e marrin, kam frikë se i pakorruptuar në këtë parti do të mbetet ndoshta vetëm Albin Kurti.” kishte thënë Gashi.

Deklaratën e plotë mund ta gjeni KËTU

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?