Shkarkimi i Veliut: Pse informacioni që mësoi për Kurtin mund të ketë çuar drejt vendimit?

Sot kryeministri Albin Kurti në mënyrë të papërgjegjshme shkarkoi ministrin Agim Veliu pa u konsultuar me Isa Mustafën, duke shkelur kështu një parim tjetër në vargun e parimeve dhe qëndrimeve të shkelura e ndërruara për pak kohë. Kryeministri Kurti u arsyetua se një deklaratë e Veliut kishte qenë e pamatur dhe përhapte panik. Në të […]
Kryeministri Kurti u arsyetua se një deklaratë e Veliut kishte qenë e pamatur dhe përhapte panik. Në të vërtetë, panikun e përhapi vetë Kurti përmes këtij vendimi duke i lënë qytetarët të shqetësuar nga mundësia që mund të mbeten pa qeveri në këtë periudhë të rëndë shkaku i Koronavirusit.
Por, çka tha z.Veliu pas shkarkimit të tij?
Dhe, duket se përplasja mes Veliut dhe Kurtit ka qenë më e hershme. Në një deklaratë për Klan Kosovën ai ka bërë të ditur se kryeministri Kurti dhe disa pjesëtarë të tij në Qeveri e në Kuvend, filluar nga nënkryetarja e më tej, “i kishin kryer analizat ku iu janë marrë mostrat se a janë me koronavirus apo jo.” – thoshte ai.
Nuk besohet që z.Kurti apo të tjerët që kanë kryer këto testime të kenë qenë të ekspozuar në ambiente me njerëz të konfirmuar si të infektuar me koronavirus, shkruan Periskopi. Kjo gjë e bën shqetësuese këtë veprim që mund të konsiderohet edhe si abuzim pushteti – marrë parasysh që Kosova ka kapacitete tepër të kufizuara testuese, me vetëm 80 në ditë.
“Me këtë veprim (testimin për koronavirus) ata ia kanë mohuar të drejtën qyetetarëve. Unë kam informacion që ekipin e IKSHPK-së e kanë thirrë (që) t’jua bëj atyre këtë analizë dhe nuk kanë shkuar në Institut”, tha Veliu për KlanKosova.
Më herët është raportuar se vetëm 100 testime në ditë janë në dispozicion të Institutit. /Periskopi












