Shefja e OBSH-së për Kosovë: 90% të rasteve e kalojnë lehtë koronavirusin – qëndroni në shtëpi

Shefja e OBSH-së për Kosovë: 90% të rasteve e kalojnë lehtë koronavirusin – qëndroni në shtëpi

Isme Humolli, Shefe e Emergjencave të OBSH-së në Kosovë, ka dhënë detaje lidhur me koronavirusin e ri, Covid-19, që u shpall pandemi në tërë globin e që ka prekur edhe Kosovën. Në një interviste në Info Magazine te Klan Kosovës ajo tha se ky virus është i panjohur. “E vërteta është që Organizata Botërore e […]

Në një interviste në Info Magazine te Klan Kosovës ajo tha se ky virus është i panjohur.

“E vërteta është që Organizata Botërore e Shëndetësisë menjëherë ka lajmëruar se kemi të bëjmë me një shakatar të panjohur. Çdo shkaktar i panjohur e ngrit alarmin për një situatë emergjente. E mira në këtë situatë është që ky virus i takon familjes së koronavirusëve, që deri diku është e njohur pasqyra klinike. Por, viruset e kanë edhe anën tjetër që vështirë trajtohen dhe nuk ka trajtim specifik për këtë”.

“Është duke u punuar jashtëzakonisht shumë si në klinikë dhe në trajtim, po ashtu edhe në vaksinë”.

Humolli gjithashtu foli për kategorinë më të prekur nga koronavirusi.

“90% të rasteve nuk kanë nevojë të trajtohen – e kalojnë lehtë”.

“Problemi më i madh është tek pacientët që kanë disfunksion të mushkërive, të cilëve virusi u shkakton dëmtim të tërësishëm të mushkërive dhe kërkojnë një terapi mbështetëse respiratore më të theksuar”.

Shefja e Emergjencave të OBSH-së në Kosovë porositi të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e qeverisë.

“Mesazhi im për të gjithë qytetarët është që ta respektojnë veten, të bashkëpunojnë me të gjithë neve dhe t’i përcjellin udhëzimet e qeverisë”.

“Ajo çka mund të bëjmë është të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos dalim pa nevojë jashtë, t’i parandalojnë kontaktet me personat e tjerë dhe mundësisht t’i pastrojnë duart dhe të mbajnë higjienën, deri në një njoftim të radhës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?