Shefi i NATO-s: Të hiqet taksa, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, rruga e vetme për të ecur përpara

Shefi i NATO-s: Të hiqet taksa, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, rruga e vetme për të ecur përpara

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për të ecur përpara, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për rifillimin e dialogut Beograd-Prishtinë sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje afatgjate të konfliktit në rajon”, tha shefi i NATO-s, në një konferencë për […]

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për të ecur përpara, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për rifillimin e dialogut Beograd-Prishtinë sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje afatgjate të konfliktit në rajon”, tha shefi i NATO-s, në një konferencë për media përmes një video lidhjeje, të organizuar nga selia e NATO-s në Bruksel.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës “për përmbajtje kur bëhet fjalë për tensionet që shohim në Kosovë” dhe theksoi se NATO gjithashtu ka rolin e vet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen nëse NATO-ja ka informacione ose tregues të një tërheqjeje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Por, ai deklaroi se NATO-ja mbetet e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, i cili ka një mandat të qartë nga Kombeve të Bashkuara për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“NATO-ja mbetet plotësisht funksionale edhe në rrethanat e krijuara nga përhapja e koronavirusit, siç është edhe rasti me misionin e KFOR-it”, tha Stoltenberg.

Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018 pati vendosur taksë 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hervegovina. Që atëherë dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë, pasi Serbia po refuzon që të kthehet në tavolinën e bisedimeve pa u hequr taksa.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?