Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti të shtunën? Partitë politike mbështesin mocionin e LDK-së

Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti të shtunën? Partitë politike mbështesin mocionin e LDK-së

Derisa seanca për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit është raportuar se mund të mbahet të shtunën, partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re janë shprehur se do ta mbështesin mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se po e shikon me vëmendje […]

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar të enjten krerët e disa partive politike për të marr mbështetjen për mocionin që ka nisur për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës ishte.

Çështja e taksës dhe shkarkimi i ministrit të LDK-së, Agim Veliu u bën shkas që raportet LVV-LDK të shkojnë drejt fundit.

Të enjten Partia Demokratike e Kosovës theksoi se po shikon me vëmendje situatën dhe do të dal me një qëndrim konkret sa i përket mocionit të votëbesimit të qeverisë Kurti të cilin e ka iniciuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se qeveria Kurti ka zgjedhur momentin më të keq për të shkaktuar këtë krizë politike.

Ndërkaq, pas takimit ndërmjet Mustafës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ky i fundit tha se mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën  e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, tha Haradinaj para mediave.

Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij e mbështet mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq sipas tij, nuk është e domosdoshme vendi të shkojë në zgjedhje.

Limaj këto komente i bëri pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne e mbështesim këtë mocion dhe jemi të gatshëm me i dhënë nënshkrimet. Duhet të kemi një qeverisje, nuk është e domosdoshme vendi me shku në zgjedhje”, tha Limaj.

Se a do të përfshihej Nisma në një qeveri gjithëpërfshirëse, ai tha “Ne nuk mund të flasim në mënyrë hipotetike…Pas mocionit me kohë do t’iu informojmë për vendimet tona”.

Ndërkaq, edhe Aleanca Kosova e Re ka bërë të ditur se do të mbështesë mocionin e nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?