Sali Berisha: Kukësi-Hasi dhe Tropoja duhet të koordinohen me Prizrenin dhe Gjakovën për koronavirusin

Sali Berisha: Kukësi-Hasi dhe Tropoja duhet të koordinohen me Prizrenin dhe Gjakovën për koronavirusin

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha kërkoi decentralizim të mjekimit për COVID 19. Për emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, ai tha se duhen përgatitur dhe spitalet në qarqe, ndërsa për Kukësin Hasin dhe Tropojën thotë se duhet të bashkërendohet puna me Gjakovën dhe Prizrenin. “Decentralizimi i mjekimit. Në gjithë këtë univers të kësaj epidemie kemi mjekë, […]

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha kërkoi decentralizim të mjekimit për COVID 19.

Për emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, ai tha se duhen përgatitur dhe spitalet në qarqe, ndërsa për Kukësin Hasin dhe Tropojën thotë se duhet të bashkërendohet puna me Gjakovën dhe Prizrenin.

“Decentralizimi i mjekimit. Në gjithë këtë univers të kësaj epidemie kemi mjekë, ndonëse numri ka rënë në mënyrë të tmerrshme në 7 vite, nga 1 me 600 është bërë 1 me 1000. Por kemi edhe shtretër, nuk do mungojnë në spitale nëse e organizojmë mirë punën. Kanë vendosur të bëjnë karantinë spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, dakord jam. Por kemi edhe qarqet, Korçën, Elbasanin, Fierin, Shkodrën. Të gjitha këto mund të pajisen dhe bëhen qendra të pritjes në rast nevoje sepse nuk dimë përmasat sesa do të jenë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën Gjakovë-Prizren.

“Për Kukësin dhe Tropojën duhet të bashkërendohen me Gjakovën dhe Prizrenin. Mbyllja e kufirit që i bënë njëri-tjetrit me Kosovën duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën Gjakovë-Prizren. Ata duhet të bashkëpunojnë se cili do të jetë për COVID dhe cili do të jetë për probleme të tjera. Në këtë mënyrë Shqipëria do ta përballojë me shtretër pa asnjë diskutim”, tha Berisha.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?