Rudari pas shkarkimit të Veliut: S’është koha për shou

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se vendimi i Kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Brendshëm Agim Veliu tregon se Kurti nuk i ka kuptuar detyrat për ta drejtuar Qeverinë. “Më mirë do të ishte që Qeveria të përballet me Koronavirusin dhe marrëdhënia me SHBA sesa të bëhet […]
“Më mirë do të ishte që Qeveria të përballet me Koronavirusin dhe marrëdhënia me SHBA sesa të bëhet shou”, ka thënë Rudari për Klan Kosova.
Rudari i cili ushtron detyrën e Veliut të lënë bosh si kryetar i Podujevës ka thënë se ai ka qenë njeriu i duhur për ta drejtuar Ministrinë e Brendshme.