Rritje e numrit të të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rritje e numrit të të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 42 pasi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për shtatë raste të reja. Nga 38 personat e testuar, pozitiv kanë dalë katër raste nga Shkupi dhe tre nga Dibra. “Deri më tani janë regjistruar gjithsej shtatë raste të reja me koronavirus. […]

Numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 42 pasi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për shtatë raste të reja. Nga 38 personat e testuar, pozitiv kanë dalë katër raste nga Shkupi dhe tre nga Dibra.

“Deri më tani janë regjistruar gjithsej shtatë raste të reja me koronavirus. Numri i personave të infektuar me virus tani ka arritur në 42. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të lehtë”, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë dhe rezultate pritet të dalin gjatë ditës së sotme.

Rreth dy mijë persona janë në vetizolim, shumica nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa një pjesë në institucione të ndryshme shtetërore.

Ministri Filipçe ka bërë të ditur se për momentin në dispozicion sistemi shëndetësor i Maqedonisë së Veriut ka edhe 1,500 teste, ndërsa pritet të arrijnë edhe 1,000 të tjera si donacion.

Qeveria kërkon nga qytetarët të respektojnë masat për parandalimin e virusit, në të kundërtën, siç thuhet “do të ndiqet penalisht ndokush që rrezikon jetën e qytetarëve”.

Sipas një vendimi të qeverisë “çdo qytetarë që do të vendosë të dalë jashtë shtetit, do të duhet të nënshkruajë deklaratë se tre muaj e ardhshëm nuk do të kthehet”.

“Duhet të ketë mirëkuptim nga qytetarët dhe duhet të jetë e qartë se ajo që shqiptohet si masë duhet të respektohet. Kjo nuk është situatë ku dikush mund të zgjedhë”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 18 mars njoftoi se ka vendosur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?