Rezulton pozitiv mjeku i spitalit të Lushnjës, vetkarantinohet në shtëpi

Një mjek i spitalit të Lushnjes ka dalë pozitiv pas testit të bërë për koronavirus. Analizat e tij u bën pasi mjeku ishte pjesë e mjekëve të spitalit Shefqet Ndroqi. Ai bënte turnin e mjekut roje ku ishte i shtruar dhe pacienti nga Lushnja i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Menjëherë pas daljes së […]
Një mjek i spitalit të Lushnjes ka dalë pozitiv pas testit të bërë për koronavirus.
Analizat e tij u bën pasi mjeku ishte pjesë e mjekëve të spitalit Shefqet Ndroqi. Ai bënte turnin e mjekut roje ku ishte i shtruar dhe pacienti nga Lushnja i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.
Menjëherë pas daljes së analizave mjeku është vetkarantinuar në ambjentet e shtëpisë. Nga informacionet e marra mësohet se mjeku nuk ka shenja apo shqetësime që karakterizohet koronavirusi. Veç kësaj mostra analize janë marrë dhe personave që mjeku ka patur kontakte në spitalin e Lushnjës./TCH












