Ramadani iu thotë gazetarëve ta mbajnë distancën me të, por jo edhe Presidentit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka kërkuar nga gazetarët që ishin të pranishëm sot gjatë konferencës që ai e mbajti me presidentin Hashim Thaçi, që të mbajnë distancë. Të njëjtën thirrje ai nuk e pati edhe për presidentin, që qëndronte në krah të tij. “Nuk po e shoh distancën prej 2 […]
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka kërkuar nga gazetarët që ishin të pranishëm sot gjatë konferencës që ai e mbajti me presidentin Hashim Thaçi, që të mbajnë distancë.
Të njëjtën thirrje ai nuk e pati edhe për presidentin, që qëndronte në krah të tij.
“Nuk po e shoh distancën prej 2 metrave. Largoni pak në mënyrë që të marr frymë, sepse jam i rrezikuar. Lus qytetarët ti përmbahen distancës dhe higjenës personale”, tha ai./Periskopi/












