Qeveria Kurti kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme ku tha se e kundërshton propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Abazi tha se kjo që është propozuar nga presidenti eshtë masë ekstreme, përcjell Periskopi “Ashtu siç jemi të njoftuar është mbledhur Këshilli i Sigurisë ku ka qenë prezent edhe presidenti dhe […]
Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme ku tha se e kundërshton propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Abazi tha se kjo që është propozuar nga presidenti eshtë masë ekstreme, përcjell Periskopi
“Ashtu siç jemi të njoftuar është mbledhur Këshilli i Sigurisë ku ka qenë prezent edhe presidenti dhe ministrat e këshillit. Deri tani kemi 19 të infektuar, 6 janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake, gjendja është duke u përcjellur, sigurisht që jemi duke u përkujdesur, jemi vendi i parë në rajon që kemi mbyllur shkollat. Sigurisht që jemi duke përcjellur edhe tek vendet e rajonit çfarë është duke ndodhur. Ajo që është propuzuar nga presidenti është konsideruar si masë ekstrem, ne sot kemi marrë edhe si lavdatë nga amabsada e SHBA në përputhje me këto që janë marrë. Ne do të vazhdojmë. Kryeministri nuk është pajtuar me masën ekstreme që ka prpozuar presidenti. Tani për tani është i panevojshëm”, tha ai në konferencë./Periskopi












