Qeveria Kurthi: Veriu s’i zbaton masat e Kosovës, vepron sipas Gjendjes së Jashtëzakonshme të Serbisë

Qeveria Kurthi: Veriu s’i zbaton masat e Kosovës, vepron sipas Gjendjes së Jashtëzakonshme të Serbisë

Komuna veriore të Kosovës nuk i kanë përfilluar masat e shtetit të Kosovës. Por Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku iu bëndën përsëri urdhërit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.     Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19). Kjo nënkupton se personat e […]

Komuna veriore të Kosovës nuk i kanë përfilluar masat e shtetit të Kosovës.

Por Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku iu bëndën përsëri urdhërit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

 

 

Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Kjo nënkupton se personat e moshuar nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë ndërsa në ditët e ardhshme organet kompetente do të kontrollojnë nëse qytetarët u përmbahen masave qeveritare. Vuçiq u bëri thirrje të rinjve të mos i vizitojnë të moshuarit e as të mos i dërgojnë fëmijët e tyre për vizitë te gjyshërit.

E në komunat e veriut në Kosovë kanë vendosur ta zbatojnë këtë urdhër, ku të ashtuquajtura Shtabe të Krizës kanë urdhëruar që asnjë person të mos lëvizë, respektivisht të mos del nga shtëpitë e tyre prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

“Pasi që Serbia ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa nga sot edhe orën policore, Organi i Përkohshëm i Mitrovicës së Veriut, respektivisht Shtabi i Krizës për situatë të jashtëzakonshme ka marrë vendim me të cilin ndalohet lëvizja në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit, derisa për pensionistët dhe persona më të vjetër se 65 vjeç vlen ndalimi i plotë i daljes nga shtëpitë. Ushqimin dhe barnat do t’i sjellin vullnetarët dhe të afërmit, të cilët mund të thërrasin në telefonat përkatës prej orës 8:00 deri në ora 18:00. Ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit vlen edhe për të gjithë taksitë dhe transportuesit privat, derisa të gjitha objektet ushqimore me pakicë kohën e punës do ta përshtatin prej orës 6:00 deri në ora 19:30. Qytetarëve u rekomandohet që t’u përmbahen këshillave të mjekëve, që t’i mbajnë maskat dhe dorëza nëpër shitore dhe barnatore dhe gjatë takimeve me njerëz të mbajnë distancë prej 2 metra”, thuhet në njoftimin e komunës veriore të Mitrovicës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?