Qeveria Kurthi: 119 ditë negociata për ta formuar Qeverinë, veç 45 ditë qeveri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media nga zyret e partisë ka njoftuar se partia e tij ka vendosur që në Kuvend të thërras për mocion mosbesimi për të rrëzuar Qeverinë Kurti. Kjo ishte vetëm dita e 45 e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës – që u shënua […]
Kjo ishte vetëm dita e 45 e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës – që u shënua me shumë shkelje parimesh, shkelje premtimesh, dhe me hezitim të plotë për të nisur luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Qeveria Kurti në fakt kishte bërë disa shkarkime të personave të nivelit krejtësisht të ulët, shkruan Periskopi.
Por, kjo qeveri që zgjati vetëm 45 ditë iu mori qytetarëve të Kosovës plot 119 ditë, nga 7 tetori e deri më 3 shkurt kur Kurti u zgjodh si kryeministër.
E gjithë kjo kohë e humbur i ka kushtuar Kosovës miliona para të humbura, dështime të njëpanjëshme në diplomaci e shumë humbje të tjera.
Fundja, vetë kryeministri Kurti deklaronte para zgjedhjeve se “Koha është një resurs shumë i rëndësishëm, dhe nuk kemi kohë për të humbur.”
E megjithatë, Kurti i humbi Kosovës një periudhë të madhe kohe dhe tashmë për qëllime të vogla partiake vendosi ta rrëzonte qeverinë mu në kohën e krizës së koronavirusit. /Periskopi












