Qeveria i futi në karantinë konviktet: Dyshime për keqpërdorime të sendeve personale

Qeveria e Kosovës së fundi e ka vënë në karantinë edhe Qendrën Studentore, konviktet në Prishtinë. Studentët banues janë ankuar se nuk janë lajmëruar paraprakisht duke mos iu dhënë mundësia që t’i marrin gjësendet personale, shkruan Periskopi. Një student me inicialet (emër i njohur për redaksinë) ka deklaruar se ka edhe dyshime që këto gjësende […]
Studentët banues janë ankuar se nuk janë lajmëruar paraprakisht duke mos iu dhënë mundësia që t’i marrin gjësendet personale, shkruan Periskopi.
Një student me inicialet (emër i njohur për redaksinë) ka deklaruar se ka edhe dyshime që këto gjësende mund të keqpërdoren nga personat që i kanë larguar ato prej dhomave.
“Ka dyshime që munden me u keqpërdorë gjësendet ose edhe mu marre prej personave që i kanë hjekë prej dhomave.” – tha ai.
Ndërsa nga Qendra e Studentëve kanë thënë që gjësendet e tyre janë të sigurta dhe nuk kanë arsye qe të shqetësohen.
“Në këtë situate ne si QS kemi qenë të detyruar që ti sigurojmë të gjitha gjësendet (rrobat, librat, paisjet elektronike etj) të studentëve ne hapsira të izoluara dhe të sigurta.
Andaj studentët banues në konvikte nuk kanë nevojë të shqetsohen për gjësendet e tyre.
I’u bëjmë thirrje që t’i ndiqni udhëzimet e dhëna nga organet kompetente me shpresë se së shpejti do ti kthehemi normalitetit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre./Periskopi/












