Presidenti Thaçi e vazhdon polemikën me BE’në: Do të ishte në interes të Kosovës të mos emërohet Lajçaku

Presidenti Thaçi e vazhdon polemikën me BE’në: Do të ishte në interes të Kosovës të mos emërohet Lajçaku

I pari i shtetit, Hashim Thaçi ka vazhduar polemikën me Bashkimin Evropian rreth çështjes së emërimit të Miroslav Lajçak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Presidenti këtë herë ka thënë se e mirëpret që BE-ja t’ia dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun, derisa shton se mosemërimi i […]

I pari i shtetit, Hashim Thaçi ka vazhduar polemikën me Bashkimin Evropian rreth çështjes së emërimit të Miroslav Lajçak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti këtë herë ka thënë se e mirëpret që BE-ja t’ia dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun, derisa shton se mosemërimi i tij në atë post do të ishte në interes të Kosovës.

Duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin, thotë mes tjerash Thaçi, duke ja kujtuar se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe votën kundër Kosovës në UNESCO.

“E mirëpres që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.

I welcome EU proving me wrong on my claim about Lajcak’s appointment as SE. That’d be in Kosovo’s interest & improve EU’s credibility. My argument isn’t related to internal procedures, but rather strategic mistakes. Slovakia hasn’t recognized Kosovo & voted against us in UNESCO

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 21, 2020

Ndryshe, Zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, Peter Stano i ka reaguar presidentit të Kosovës lidhur me deklaratën e tij për Mirosllav Lajçak i përfolur se do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi.

“Jemi të befasuar të shohim një deklaratë të tillë të pasaktë dhe faktikisht jo-korrekte, procedurat e BE-së janë duke vazhduar, asnjë vendim nuk është marrë, nuk është bërë asnjë emërim ose as nuk është njoftuar. Pasi të përfundojë procesi, do të njoftojmë zyrtarisht Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës”, thotë Stano.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?