Politologu Ramadani nuk beson që shkarkimi i Veliut po e rrëzon Kurtin, është një kontekst tjetër

Politologu Ramadani nuk beson që shkarkimi i Veliut po e rrëzon Kurtin, është një kontekst tjetër

Politologu kosovar Shkodran Ramadani ka bërë së fundi një status në profilin e tij në Facebook ku analizon një deklaratë të dhënë nga Albin Kurti mbrëmë pas vendimit të tij për shkarkimin e Agim Veliut dhe vendimit të LDK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Kurti mbrëmë duke dashur që t’i ikte përgjegjësisë për shkarkimin e […]

Kurti mbrëmë duke dashur që t’i ikte përgjegjësisë për shkarkimin e Veliut në një kohë kaq të rëndë për vendin deklaroi se kjo deklaratë ishte në fakt “brenda një konteksti” e i cili i jepte kuptim.

Kryeministri deklaroi që Veliu kishte qenë në sinkron me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili kishte kërkuar të shpallej gjendje e jashtëzakonshme, shkruan Periskopi.

Por, politologu Ramadani nuk pranon këtë shpjegim për ikje nga përgjegjësia prej Kurtit. Ai deklaron se ka një kontekst tjetër i cili i jep kuptim vendimit të djeshëm të kryeministrit.

Ai konsideron që konteksti më i rëndësishëm në fakt ishte ai i tarifës së Kosovës ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

“Tash pasi konteksti qenka elementi kryesor ne kete mes, duhet t’ia perkujtojme Albin Kurtit se as shkarkimi i Veliut nuk ishte parimor dhe jashte kontekstit. Perkundrazi eshte radikalisht kontekstual. Eshte konteksti i tarifes dhe i trysnise se vazhdueshme per heqje te saj ai qe prodhon kuptimin per shkarkimin e djeshem.” – shkruan z.Ramadani.

Më poshtë keni statusin e plotë të tij në Facebook:

Dmth Albin Kurti po thote qe permbajtja e deklarates se Agim Veliut percaktohet nga konteksti aktual ne vend. Shkaku i pandemise dhe propozimit te Hashim Thacit per “Gjendje te Jashtezakonshme”. Per shkak te ketij konteksti, Kurti po thote qe deklarata e Veliut nuk mund te barazohet me deklaraten e Blerim Rekes per dhenien e koridorit per Serbine.

Dmth theksi ketu po bie tek konteksti qe po e beka dallimin thelbesor mes Rekes dhe Veliut. Sipas tij veprimet politike jane shenjues te zbrazet qe furnizohen me kuptim vetem nga konteksti. Pa kontekst gjerat nuk paskan peshe. Tash pasi konteksti qenka elementi kryesor ne kete mes, duhet t’ia perkujtojme Albin Kurtit se as shkarkimi i Veliut nuk ishte parimor dhe jashte kontekstit. Perkundrazi eshte radikalisht kontekstual. Eshte konteksti i tarifes dhe i trysnise se vazhdueshme per heqje te saj ai qe prodhon kuptimin per shkarkimin e djeshem.

Eshte konteksti ku qeveria paraprake u rrezua per shkak te tarifes. Ky kontekst shihet se ende eshte vibrant. Duke e ditur se mund te jesh shume leht viktima e ketij konteksti, vendose te improvizosh e te marresh pak dromca lavdie, se gjoja po e shkarkon per qellime te larta. Mirepo jo. Me vendime te tilla nuk mund ta neutralizosh kete kontekst. Ky kontekst po te rrezon edhe ty me gjase.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?